Kanosi me vrasje, arrestohet një femër në Prizren

Kanosi me vrasje, arrestohet një femër në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një femër në Prizren pasi kishte shkaktuar dhunë në familje dhe kanosje ndaj personit me të cilin ishte duke bashkëjetuar.

Rasti kishte ndodhur gjatë muajit korrik 2021, kur personi kishte pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese nga e dyshuara duke e kërcënuar me vrasje.

Ky rast ishte iniciuar në polici dhe, nga atëherë e dyshuara ju kishte shmangur zyrtarëve të hetimeve për të dhënë deklaratë në lidhje me veprën penale të kanosjes.


Andaj sot, e dyshuara S.H. (1981), u ndalua nga hetuesit policor dhe e njëjta u arrestua për veprën penale të kanosjes dhe dhunës në familje, e njëjta është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në afat prej 48 ore.

Me rastin dhe zhvillimin e hetimeve po merren zyrtarët policor në stacionin Prizren-Veri

Lexo edhe

Video