Kanosi bashkëshorten, arrestohet 37-vjeçari

Kanosi bashkëshorten, arrestohet 37-vjeçari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Davidovc të Shtimes, pasi i njëjti dyshohet se përmes telefonit ka kanosur gruan e tij.

Në një komunikatë për media të Policisë për rajonin e Ferizajt bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14 dhe se policia ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme.


“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe rreth orës 23:55 ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet H.K (M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili përmes telefonit kishte kanosur bashkëshorten e tij me inicialet B.K ( F/K) e moshës 38 vjeçare”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Lexo edhe

Video

error: