Kymete Bajraktari nga lista zgjedhore e koalicionit AAK-NISMA, me numrin rendor 28, ka hyrë fuqishëm në garën për deputete të ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
Bajraktari ka nisur tashmë fushatën me sloganin “Me #28, zëri yt është fuqia jote” për të shprehur premtimin e saj se do të jetë një zë i fuqishëm i qytetarëve në legjislativin e ardhshëm që do të del pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,Ky vendim vjen nga besimi i thellë se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë. Unë kam dedikuar karrierën time për fuqizimin e gruas, drejtësisë, dhe barazisë - dhe këto parime janë ato që dua t’i mbaj në shërbimin tuaj.
Fushatën po e bëj me sloganin “Me #28, zëri yt është fuqia jote” për të shprehur premtimin tim që do të jem një zë për ju si një përfaqësuese e denjë dhe e palëkundur.