Kandidatja për Asamble në Prishtinë pretendon se nuk i doli as vota e saj

Kandidatja për Asamble në Prishtinë pretendon se nuk i doli as vota e saj

Kandidates së Nismës për Kosovë për asamble të Prishtinës, Lejla Rama – Gashi, në FRK nuk i figuron as vota e saj që e ka dhënë për veten.

Kjo bëri që Rama-Gashi të ketë edhe më shumë dyshime lidhur me procesin zgjedhor të së dielës dhe parregullsitë në qendrat e vendvotimeve në Prishtinë.


Rama-Gashi thotë se do ta ngris zërin për votën e saj por edhe të tjerëve.

“Të dashur familjarë, miq e dashamirë. Fillimisht dua të ju falënderoj për besimin e dhënë në zgjedhjet e së dielës, duke ju uruar shëndet dhe mbarësi. Procesi zgjedhor i së dielës lë shumë për të dëshiruar, duke ditur se parregullsitë kanë dominuar në shumë prej vendvotimeve në Prishtinë, e një prej shembujve është vendvotimi im, që unë si kandidate kam votuar vetën, ndërsa në FRK kam rezultuar me asnjë votë. Unë do të ngris zërin për votën time, dhe për votat e tjera që ju mi keni besuar, duke u zotuar se deri në fund do të luftoj ligjërisht përmes ankesave që vullneti juaj të zbatohet deri në fund”, ka shkruar ajo në “facebook”.

Lexo edhe

Video

error: