Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Kandidati për president premtoi investime të mëdha, Koeman flet për dyshen Mbappe -Haaland

Kandidati për president premtoi investime të mëdha, Koeman flet për dyshen Mbappe -Haaland

Ronald Koeman nuk është i gatshëm të diskutojë mrreth lëvizjeve të mundshme për Kylian Mbappe ose Erling Haaland mes investimeve të mundshme financiare në Barcelonë, në varësi të identitetit të presidentit të ardhshëm të klubit.

Toni Freixa, i cili është një nga tre kandidatët e mbetur në garën për postin e presidentit përpara zgjedhjeve të 7 Marsit, ka zbuluar se ai ka arritur një marrëveshje me një investitor që do të sjellë fonde të konsiderueshme në klub.

Duke folur për “RAC1”, Freixa tha se injeksioni prej 250 milionë euro është siguruar për të vulosur ofrimin e tre “super yjeve” në skuadër, nga të cilët dy do të jenë në sulm, përcjell KosovaPress.

Sidoqoftë, ndërsa pret të shohë kush do të marrë rolin presidencial, shqetësimi i vetëm i Koeman është tek lojtarët aktualë në dispozicion të tij, sesa nënshkrimet për sezonin e ardhshëm.

“Nuk e di nëse kjo është e vërtetë sepse derisa të flas me presidentin e ri, nuk mund të them asgjë. Nuk e di,” tha Koeman të martën.

“Ne duhet të presim derisa të dimë kush është presidenti i ri. Ai do të jetë ai që do të duhet të vendosë për të ardhmen e trajnerit, ekipit dhe të shohë se çfarë mundësish ka. Unë do të pres deri më 8 mars, një ditë pas zgjedhjeve.”, shtoi ai.


Përpara ndeshjes së Barcelonës në LaLiga me Elchen të mërkurën, Koeman u pyet për dy emra që do të plotësonin kriteret e paraqitura nga Freixa, i cili tha se ata që janë identifikuar për t’u bashkuar me klubin janë “lojtarë unikë”.

Barca pa nga afër talentin e Kylian Mbappe kur ai shënoi një hat-trick në triumfin e Ligës së Kampionëve 4-1 të Paris Saint-Germain në “Camp Nou”, ndërsa Haaland ka 27 gola tashmë këtë sezon në të gjitha garat.

“Kjo nuk është koha për të folur për lojtarët e tjerë”, u përgjigj Koeman kur u pyet për dyshen e re sulmuese.

“Ne jemi duke luajtur lojëra të rëndësishme, dhe kjo mund të jetë e ardhmja e klubit, ose e një presidenti të ri. Ne duhet të përqendrohemi në punën tonë.

“Këto lojëra të ardhshme janë shumë vendimtare, dhe ne jemi të përqëndruar në këtë, gjë që është gjëja më e rëndësishme.”

Barcelona shkon në ndeshjen kundër Elches duke kërkuar të kthehet shpejt nga barazimi i papritur i së dielës 1-1 në shtëpi me Cadizin.

Lexo edhe

Video

error: