Kandidati për asamble të Podujevës Ilir Koprani viziton KH Llapi

Kandidati për asamble të Podujevës Ilir Koprani viziton KH Llapi

Kandidati për asamble komunale të Podujevës nga radhët e LDK-së Ilir Koprani së bashku me kandidatin e kësaj partie për kryetar komune Ekrem Hysenin kanë vizituar sot klubin e hendbollit Llapi.


Koprani me këtë rast ka falënderuar kryesinë e klubit, trajnerin dhe të gjithë hendbollistëve për pritjen.

“Bashkë me kryetarin Dr. Ekrem Hyseni vizituam klubin tim të zemrës KH Llapi në të cilin kam luajtur për disa vite. Faleminderit shumë kryesisë së klubit, trajnerit dhe të gjithë hendbollistëve për pritjen. Kryetari Hyseni u zotua që KH Llapi do ta ketë përkrahjen e merituar me qeverisjen e tij! #KHLlapikampion”, shkruan Koprani në Facebook.

Lexo edhe

Video