Kandidati për asamble në Prishtinë shpallet kampion i karatesë, Haradinaj: Kjo është dëshmi se sportistët e kanë vendin e merituar në listë

Kandidati për asamble në Prishtinë shpallet kampion i karatesë, Haradinaj: Kjo është dëshmi se sportistët e kanë vendin e merituar në listë

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për suksesin që ka arritur kandidati i kësaj partie për asamble në Komunën e Prishtinës.

Haradinaj tha se është i nderuar që në mesin e listës së tij për asamble, ‘E para Prishtina’, ka edhe Orges Arifin, i cili mori titullin e kampionit në garën nacionale të karatesë në Shqipëri në kategorinë deri 60 kg dhe kualifikohet për Botërorin në Dubai.


Haradinaj tha se kjo është dëshmi se sportistët e kanë vendin e merituar në listën e tij.

“Sikurse çdo disiplinë sportive, edhe karateistët do ta gjejnë përkrahjen e pa rezervë të komunës së Prishtinë”, përfundoi Haradinaj.

Lexo edhe

Video

error: