Kandidati për asamble komunale Arsim Selimi shpalos planin e tij për rregullimin e tregut në kryeqytet

Kandidati për asamble komunale Arsim Selimi shpalos planin e tij për rregullimin e tregut në kryeqytet

Kandidati për asamble komunale në Prishtinë nga PDK-ja Arsim Selimi ka shpalosur planin e tij për rregullimin e tregut në kryeqytet.

Ai ka thënë se pjesa e tregut ku prodhuesit vendorë të pemëve dhe perimeve i shesin produktet e tyre me shumicë, nuk është as për së afërmi si për nga infrastruktura ashtu dhe organizimi.


“Kjo pjesë e tregut duhet të fillimisht duhet të rregullohet kanalizimi i cili rrjedhë në formë të lirë nëpër hapësirat ku shiten pemët dhe perimet e prodhuesve tanë. Duhet të krijohet hapësira e organizuar për shitësit, blerësit ambulantorë, si dhe parkingu për vetura. Prodhuesit të pajisjen me një pagesë vjetore për shfrytëzimin e vend shitjes, e mos të kenë nevojë të qëndrojnë tërë natën për një vend shitje”, ka shkruar Selimi në Facebook duke shtuar se ai do të punojë në krijimin e kësaj hapësire të nevojshme.

#tregu #treguvendor #prodhuesitvendor #prishtina #komunaprishtine #prishtinanabashkon #voto43 #arsimselimi

Lexo edhe

Video

error: