Kandidati i LVV-së për kryetar të Fushë Kosovës e hap fushatën zgjedhore

Kandidati i LVV-së për kryetar të Fushë Kosovës e hap fushatën zgjedhore

Kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës, Enver Bajçinca zyrtarisht ka hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit dhe ka shpalosur programin e tij qeverisës.

Bajçinca derisa ka prezantuar  edhe kandidatët për asamble të komunës nga kjo parti tha se programi i tij qeverisës në qendër të vëmendjes ka qytetarin dhe nevojat e tij.

“Program i cili në qendër të vëmendjes ka qytetarin me nevojat dhe kërkesat e tij. Duke ecur drejt fitores na nevojitet një mobilizim për të takuar secilin qytetar të moshuarit burra dhe gra, të rinj dhe të reja për të dëgjuar nevojat dhe kërkesat e tyre dhe për të trasuar një të ardhme të ndritur dhe plotë besim në qeverisjen tonë të ardhshme. Vizionin tonë për komunën e Fushë-Kosovës e kemi që të krijojmë mundësi të barabarta për secilin në arsimin, shëndetësi, shkollim, punësim dhe zhvillim personal” theksoi ai.

Pretendenti për të parin e Fushë Kosovës për katër vitet e ardhshme premtoi ujë të pijes pa ndërprerë.

Ndërsa, bazë e punës së tij tha se do jetë fuqizimi i arsimit dhe shëndetësisë.

“Prioritet i prioriteteve është t’u sigurojmë ujë pandërprerë gjithë qytetarëve në tërë territorin e Fushë-Kosovës. Do ofrojmë ngritje të kushteve dhe cilësisë në arsim duke krijuar hapësira shkollore, të çerdheve dhe duke bërë digjitalizimin e arsimimit dhe duke hapur drejtime të reja në shkolla profesionale. Tek shëndetësia ofrimi i shërbimit mjekësor do jetë afër secilit qytetar duke krijuar zonimin ndërlidhjen e mjekut familjar me pacientin”, u shpreh ai.

Kujdes të veçantë Bajçinca premtoi edhe për ruajtjen e mjedisit në këtë komunë.


Ndërsa, në planin e tij siguron edhe zhvillim ekonomik cilësor duke krijuar partneritet në mes komunës dhe bizneseve qe operojnë në Fushë-Kosovë.

“Përmes rregullimit të parqeve dhe hapësirave gjelbëruese, përmes rregullimit të lumenjve…..komuna jonë me një pozicion të mirë gjeografik do ofrojë zhvillim ekonomik cilësor duke krijuar partneritet të ngushtë mes komunës dhe bizneseve duke krijuar një qendër të aftësimit profesional për të rinjtë qe të përgatisim ata për tregun e punës duke ofruar përkrahje për krijim biznesi për të rinjtë dhe  gra posaçërisht”, u shpreh ai.

Përkujdesje dhe trajtim të veçantë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje premtoi edhe për banorët e rinj që Fushë-Kosovën e shohin si mundësi jetese.

Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga LVV garantoi mbështetje për grupet kulturore-artistike dhe sportive duke iu ofruar infrastrukturë dhe kushte të nevojshme për të zhvilluar aktivitetet e tyre.

Krahas kësaj Bajçinca u zotua se Fushë Kosovën do ta bëjë ndër komunat e para me rrjetin 5G.

“Qytetin tonë të Fushë Kosovës do ta bëjmë një smart-city përmes zona e të lira të internetit stimulimit të shtrirjes së fibrës optike do jemi komuna e parë që do vendosim rrjetin 5G”, u shpreh Bajçinca.

Pretendenti nga Lëvizja Vetëvendosje për të parin e komunës së Fushë Kosovës, Enver Bajçinca, kundërkandidat nga LDK ka Burim Berishën, nga PDK Rrahim Tërnavën, ndërsa nga AAK Hasan Ismajlin.

Lexo edhe

Video

error: