Kanceri i gjirit, cila është pija që rrit rrezikun deri në 80%

Kanceri i gjirit, cila është pija që rrit rrezikun deri në 80%

Që të vegjël, jemi mësuar që të na thuhet nga prindërit që duhet të pimë një gotë qumësht se na bën mirë për shëndetit, mirëpo rezultatet e një studimi të kryer së fundmi, na e hedhin totalisht poshtë këtë mit. Sipas një studimi konsumimi i qumështit shton rrezikun për kancerin e gjirit te gratë.

Që të vegjël, jemi mësuar që të na thuhet nga prindërit që duhet të pimë një gotë qumësht se na bën mirë për shëndetit, mirëpo rezultatet e një studimi të kryer së fundmi, na e hedhin totalisht poshtë këtë mit. Sipas një studimi të kryer nga studiuesit e Universitetit Loma Linda dhe i publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Epidemiologjisë, konsumimi i qumështit shton rrezikun për kancerin e gjirit te gratë.


Sipas studimit, edhe sasitë relativisht modeste të qumështit mund të rrisin rrezikun e një gruaje për kancer gjiri deri në 80%, në varësi të sasisë së konsumuar. Të dhënat tregojnë se pirja e një sasie të vogël qumështi, në rendin e 1/4 ose 1/3 e filxhanit qumësht në ditë, shoqërohet me 30% rritje të rrezikut. Për një filxhan qumësht në ditë, rreziku relativ rritet në 50%, ndërsa për ata që konsumojnë dy deri në tre gota në ditë, rreziku shkon në 80%.

Shkencëtarët raportojnë, se arsyet e mundshme për të shpjeguar lidhjet midis kancerit të gjirit dhe qumështit mund të jenë përmbajtja e këtyre produkteve. Kanceri i gjirit tek gratë është shpesh i varur nga hormonet, dhe marrja e qumështit dhe proteinave të tjera shtazore është lidhur në disa raporte me nivele më të larta në gjak të një hormoni të quajtur faktori i rritjes i ngjashëm me insulinën-1 (IGF-1), i cili mendohet se promovon lloje të caktuara të kancerit.

Lexo edhe

Video