Kancelari Kurz nën hetim për korrupsion

Kancelari Kurz nën hetim për korrupsion

​Kancelari austriak, Sebastian Kurz, objektivi i një hetimi për korrupsion, dyshohet se ka përdorur fondet e qeverisë për të siguruar mbulim të favorshëm nga media, njoftoi sot prokuroria.

“Sebastian Kurz dhe nëntë të dyshuar të tjerë, si edhe tri organizata, po hetohen për vepra të ndryshme që lidhen me këtë rast”, tha prokuroria në një deklaratë.

Sipas medieve austriake, nën shenjestër janë ambientet e Ministrisë së Financave, si dhe Kancelaria, raporton ATSh.

“Midis 2016 dhe 2018, “burimet nga ministria u përdorën për të financuar sondazhe të opinionit pjesërisht të manipuluara, që i shërbenin një interesi politik ekskluzivisht partiak”, shpjegoi prokuroria.


Në atë kohë, Kurz nuk ishte ende kancelar, por merrte pjesë në qeveri.

Sipas prokurorëve, një grup mediatik “mori pagesa” në këmbim të publikimit të sondazheve të popullaritetit.

Kompania në fjalë u identifikua gjerësisht në mediet austriake si tabloidi Österreich.

Kurz tashmë është nën hetim për deklarime të rreme nga një komision parlamentar për korrupsionin, por deri më tani nuk është akuzuar.

Lexo edhe

Video

error: