Kanada shpalli Charles III mbret të saj

Kanada shpalli Charles III mbret të saj

Kanada shpalli sot Charles III mbretin e saj në një ceremoni zyrtare në rezidencën zyrtare të Guvernatorit të Përgjithshëm në Otavë, i cili si përfaqësues i monarkut në Kanada kryen detyrat e kreut të shtetit në emër të Kurorës.

Më herët Këshilli i Aderimit u mblodh në pallatin Saint James në Londër për të shpallur Charles III mbret. Këto ceremoni janë protokollare dhe zyrtarizojnë ndryshimin e kreut të shtetit.

Pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth, Charles (73) automatikisht u bë mbreti i Mbretërisë së Bashkuar dhe kreu zyrtar i 14 vendeve të tjera, përfshirë Kanadanë, dhe mori emrin Charles III.


Kanada shpalli një zie 10-ditore për vdekjen e Mbretëreshës. Kanadaja pushoi së qeni një koloni britanike në vitin 1867, deri në vitin 1982 ishte pjesë e Perandorisë Britanike, dhe është ende pjesë e Komonuelthit të Kombeve të ish-perandorisë që ka një monark britanik në krye të shtetit.

Kryeministri Justin Trudeau dhe guvernatori i përgjithshëm Mary Simon nënshkruan dekretin për shpalljen e sovranit të ri pas një takimi të kabinetit.

Trudeau lexoi vendimin në këshill për shpalljen e monarkut të ri në gjuhën angleze dhe frëngjishte dhe në fund tha: “Rroftë Mbreti!”

Ceremonia u mbyll me një togë dhe një performancë të orkestrës së Forcave të Armatosura, e cila luajti “God Save the King”.

Lexo edhe

Video