Kanada shënon ngritje të produktit të brendshëm bruto me 0.5 për qind
Bota
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Produkti i brendshëm bruto real i Kanadasë (PBB) u rrit 0.5% në tremujorin e dytë të këtij viti, njoftoi sot organi statistikor i vendit.

PBB-ja reale u rrit me 0.4% në tremujorin e parë. “Shpenzimet më të larta të konsumit përfundimtar të qeverisë, investimet e biznesit në strukturat inxhinierike dhe makineritë dhe pajisjet, si dhe shpenzimet e familjeve për shërbime në tremujorin e dytë u moderuan nga rënia e eksporteve, ndërtimi i banesave dhe shpenzimet e familjeve për mallra”, tha Statistics Canada në një deklaratë.

Në tremujorin e dytë 2024, shpenzimet e qeverisë u rritën 1.5%, ndërsa shpenzimet e biznesit për makineri dhe pajisje u rritën 6.5%.

Rritja e shpenzimeve të familjeve u ngadalësua në 0.2% në periudhën prill-qershor, pas rritjes 0.9% në periudhën janar-mars, sipas agjencisë. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024