Kanada, papunësia në rënie të lehtë në 5,5%

Kanada, papunësia në rënie të lehtë në 5,5%

Ekonomia kanadeze ka krijuar 35 000 vende pune në janar ose 0,2% më shumë, ndërkohë që niveli i papunësisë është ulur lehtë duke u arritur në 5,5%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave.

Shkalla e papunësisë ka shënuar një rënie të lehtë në janar në Kanada, me 0,1 pikë më e ulët se në dhjetor.


“E gjithë rritja e punësimit u vu re në punën me kohë të plotë, pas rritjes së dhjetorit, kur ekonomia kanadeze kishte krijuar 35,000 vende pune, pasi humbi 71,000 në nëntor.

“Numri i punëtorëve është rritur në sektorët e prodhimit, ndërtimit dhe bujqësisë”, theksoi Statistique Canada, në një komunikatë duke shtuar se punësimi ishte ulur në sektorin shëndetëso dhe në sektorin e asistencës sociale.

Lexo edhe

Video