Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Manchester Cityt dhe Nottingham Forestit, ku kampioni anglez ka arritur të arkëtojë pikët e plota nga kjo përballje.
Manchester City e ka mposhtur Nottinghamin 2:0 për ta vazhduar startin fantastik të sezonit të ri të Premier Ligës, raporton KosovaPress.
Fitoren Cityt ia siguruan golat nga Phil Foden (minuta e 7’) dhe Erling Haaland (minuta e 14’).
City ishte me një lojtar më pak për gjysmën e ndeshjes, pas ndëshkimit me karton të kuq të Rodrit, por që këtë gjë skuadra e Nottinghamit nuk arriti ta shfrytëzojë.
Me pikët e reja, City përforcon pozitën e parë në kuotën e 18 pikëve, pesë sosh më shumë se vendi i dytë, tretë dhe katërt, respektivisht, Tottenhami, Liverpooli dhe Arsenali.
Në anën tjetër, Nottinghami zë vendin e 10 në tabelë në kuotën e shtatë pikëve.
Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Cityt.