Kampionet olimpike arrijnë në Kosovë

Kampionet olimpike arrijnë në Kosovë

Kampionet Olimpike të Kosovës tanimë kanë zbarkuar në aeroportin “Adem Jashari”.


Kampionët Olimpike, në pistën e aterrimeve ku edhe do të mbahet konferenca për media, i priti kryeministri i Kosovës Albin Kurti, përcjell KosovaPress.

Pas pritjes ceremoniale, kampionet olimpike Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do të vazhdojnë drejt sheshit “Nëna Terezë” në Prishtinë, ku do të priten nga qytetarët e vendit, për nder të medaljeve të arta të fituara në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Video