Kampionati Evropian për femra, super ndeshje mes Anglisë dhe Spanjës

Kampionati Evropian për femra, super ndeshje mes Anglisë dhe Spanjës

Kampionati Evropian i femrave Euro 2022 po vazhdon të zhvillohet, ku tani turneu ka prekur fazën e çerekfinales.

Ndeshja e parë e kësaj faze do të zhvillohet në stadiumin “The American Express Community”, ku nikoqiri i kësaj gare, Kombëtarja e Anglisë, zhvillon ndeshje si vendas kundër Spanjës, përcjell KosovaPress.

Deri te sigurimi i biletës për në çerekfinale, vashat angleze në fazën e grupeve shënuan tre fitore në po aq ndeshje, krahas kundërshtarit të sotëm, Spanjës, që ka bilanc prej dy fitoreve dhe një humbje ne tre ndeshjet e fundit.

Përballja e fundit mes vashave spanjolle dhe atyre angleze daton më 20 shkurt, ku asokohe ndeshja u mbyll pa fitues, respektivisht me shifrat 0:0.


Sa i përket ndeshjes së sotme, formacionet e mundshme të dy kombëtareve pritet të jenë këto si më poshtë.

Anglia (4-2-3-1): Mary Earps; Lucy Bronze, Bright, Williamson, Daly; Walsh, Stanway; Hemp, Kirby, Mead; Ellen White

Spanja (4-3-3): Garcia-Villamil; El Ouhabi, Leon, Hernandez, Batlle; Gutierrez, Irene, Conca; De Miguel, Gonzalez, Caldentey

21:00 Anglia (femrat) – Spanja (femrat) (Stadiumi The American Express Community)

Lexo edhe

Video