Kampi Bondsteel lidhet me sistemin e rrjetit elektrik të Kosovës

Kampi Bondsteel lidhet me sistemin e rrjetit elektrik të Kosovës

Sot është përuruar lidhja e Kampit Bondsteel me sistemin e rrjetit elektrik të Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar në Facebook se së bashku me kryeministrin Kurti, ministrin Aliu, ministrin Sveçla, ambasadorin Hovenier, si dhe shumë personalitete tjera ishin pjesë e përurimit të kësaj lidhje.


“Përveç komandantit të Bondsteel-it, Kolonel Matt DiNenna në ceremoninë e sotme ishte edhe eprori i tij, gjeneralmajor James Smith. Kjo ngjarje e rëndësishme do të ndihmojë në përgatitjen e Kampit Bondsteel për të ardhmen duke reduktuar në masë të madhe përdorimin e gjeneratorëve ndotës me naftë. Prania e fuqishme e Qeverisë është dëshmi e përkushtimit të thellë të Kosovës ndaj partnerëve tanë të NATO-s dhe ndaj aleatit tonë kryesor, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai.

Ceremonia e sotme u organizua në kuadër të projektit “Modernizimi i sistemit elektro-energjetik të Kampit Bondsteel” që synon zvogëlimin e emetimit të karbonit, për të përmirësuar aftësitë e përgjithshme të sistemit elektrik si dhe për të kursyer në koston vjetore të energjisë.

Kryeministri Kurti e përgëzoi ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, për këtë projekt që pritet të zvogëlojë emetimin e karbonit për 4,500 tonë në vit.

Video