Kampanja “Bashkoju luftës”, dhurohen mbi 17 mijë mburoja të fytyrës

Kampanja “Bashkoju luftës”, dhurohen mbi 17 mijë mburoja të fytyrës

BONEVET ka përmbyllur donacionet e mburojave të fytyrës në kuadër të kampanjës “Bashkojuni Luftës”.

BONEVET, në mesin e muajit shtator 2020, ka dhuruar 17 mijë e 338 mburoja të fytyrës, me qëllimin kryesor të kampanjës “Bashkojuni Luftës”.

Finalizimi me sukses i kampanjës për mbledhje të fondeve “Bashkojuni Luftës” në fund të muajit maj 2020, e cila mblodhi gjithsej 66,000.00EUR nga 134 mbështetës, lejoj që BONEVET të rrisë kapacitetin e prodhimit të mburojave të fytyrës, të destinuara për punëtorët shëndetësorë dhe të tjerë punëtorë publik të cilët vazhdojnë të ballafaqohen në vijën e parë me COVID-19.

Nga BONEVET kanë treguar se të gjithë punëtorët shëndetësorë në rajonet e gjithë Kosovës u pajisen me mburoja të fytyrës.


“Për më tepër, punëtorë të institucioneve publike si Dogana e Kosovës, Policia e Kosovës e shumë autoritete tjera lokale e qendrore përfituan mbrojtje shtesë nga virusi pandemik përmes mburojave të fytyrës të prodhuara me përkushtim nga ekipi i BONEVET”, tregojnë nga BONEVET.

Në kuadër të “Bashkojuni Luftës” fillimisht u planifikuar dhurimi i 15,000 mburojave të fytyrës, por me përkrahjen pasuese të Enhancing Youth Employment – EYE Project dhe Raiffeisen Bank Kosova u arrit rritja e numrit të lartpërmendur.

BONEVET ka falënderuar të gjithë mbështetësit e kampanjës “Bashkojuni Luftës”, veçanërishtm Fondacionin “UNË E DU KOSOVËN”, KFOS, Ambasadën e Britanisë në Kosovë, UNDP Kosova, HELP Kosova, Shoqatën e Diasporës “Kaçaniku”, dhe Ministrinë e Financave dhe Transfereve.

Po ashtu BONEVET ka falënderuar edhe Federaten e Sindikatave të Shëndetësisë, përkatësisht Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësor të Rajonit të Gjakovës, që mundësuan shpërndarjen e mburojave të fytyrës për punëtorët shëndetësor në tërë Kosovën.

Lexo edhe

Video

error: