Kamenicë, përmbyllen punimet energjetike në Muçiverc për furnizimin me ujë të gjashtë fshatrave

Kamenicë, përmbyllen punimet energjetike në Muçiverc për furnizimin me ujë të gjashtë fshatrave

Komuna e Kamenicës po vazhdon me punët përfundimtare për realizimin e projektit për zgjidhjen e problemit të qytetarëve për furnizimin me ujë të pijshëm

Në marrëveshje me Agjencinë Zvicerane për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Kompaninë Regjionale të Ujësjellësit “Hidromorava”, po realizohet shtrirja dhe kyçja e sistemit të ujësjellësit në gjashtë fshatrat Muçiverc, Dajkoc, Roganë, Hodonovc, Novosellë dhe Shipashnicë e Poshtme.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se sot janë përmbyllur të gjitha punimet energjetike për furnizim me ujë në gjashtë fshatra të komunës sonë.


“Sot po përmbyllen të gjitha punimet energjetike në Muqiverc, e cila do të shërbejë për furnizim me ujë për fshatrat Roganë, Novosellë, Hodonoc, Muqiverc, Dajkoc dhe Shipashnicë e Poshtme”, tha ai.

Kastrati tha se nga funksionalizimi i këtij rrjeti të ujësjellësit do të kyçen rreth 8.076 banorë.

“Mbi 25% të banorëve të Kamenicës apo rreth 1900 ekonomi familjare, do të nisin kyçjen individuale të ujësjellësit, për të vazhduar më pas me rregullimin e trotuarit, asfaltit e punët tjera infrastrukturore, të cilat janë dëmtuar nga operatori gjatë shtrirjes së gypave. Këto lokalitete me 8.076 banorë do të nisin furnizimin, dhe pritet të vazhdohet edhe me 2.000 ekonomi familjare të tjera në Hogosht, Karaçevë e Epërme, Petroc e Busavatë”, tha Kastrati.

Lexo edhe

Video

error: