“Kam me ta marr shpirtin”, 30 ditë paraburgim për kanosje ndaj zyrtarit policor

“Kam me ta marr shpirtin”, 30 ditë paraburgim për kanosje ndaj zyrtarit policor

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës 30 ditë paraburgim ndaj të pandehurit L.A., shtetas i Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosja.


I pandehuri më 4 tetor 2021, në një kafiteri në Ferizaj, ka kërcënuar zyrtarin policor B.V. në atë mënyrë që përderisa shoqërohet për në stacion policor nga ana e të dëmtuarit, meqë i njëjti paraprakisht kishte qenë duke konsumuar alkool në kafiteri gjatë kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, sipas masave antiCOVID, i njëjti iu drejtohet me fjalë “ty kam me ta marr shpirtin, a e din ti se kush jam unë, kam me të zhdukë, kam me të vra ty dhe kam me ta zhduk familjen”,  ashtu që kjo kanosje ka shkaktuar shqetësim tek i dëmtuari.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

Lexo edhe

Video

error: