Siç konfirmohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, mbrojtësi i Milanit, Pierre Kalulu sapo e ka nënshkruar kontratën e tij të re me gjigantin italian.
Kontrata aktuale e Kalulut me Milanin skadon në qershor të vitit 2025, ndërsa mbrojtësi francez e ka rinovuar atë edhe për dy vite të tjera, raporton KosovaPress.
Kontrata e re e Kalulut do ta mbajë atë në “San Siro” deri në qershor të vitit 2027, e përfunduar dhe e nënshkruar ashtu siç ishte pritur.
Kalulu, njëri nga talentet më të mirë në Serie A, tani është me kontratë të re te Milani.