Kadyrov thotë se do t’i dërgojë djemtë e tij të mitur në luftë

Kadyrov thotë se do t’i dërgojë djemtë e tij të mitur në luftë

Udhëheqësi pro-rus çeçen Ramzan Kadyrov njoftoi sot se së shpejti do të dërgojë tre djemtë e tij të mitur në Ukrainë për të luftuar krah për krah me ushtarët rusë.

Ai shkroi në rrjetet sociale se “një baba duhet t’i mësojë djemtë e tij se si të mbrojnë familjen, njerëzit dhe atdheun”, transmeton BBC.

Në një postim të gjatë në kanalin Telegram, Kadyrov tha se stërvitja ushtarake e djemve të tij filloi kur ata ishin shumë më të rinj dhe se tani ishte koha që ata të përjetonin një betejë të vërtetë.

Ai kritikoi gjithashtu “fjalët boshe” të atyre që pretenduan se të afërmit e liderit çeçen nuk po marrin pjesë në operacionin ushtarak në Ukrainë.


Njoftimi i tij u shoqërua me një video-incizim të djemve të tij Ahmat, Eli dhe Adam, 16, 15 dhe 14-vjeç, duke qëlluar në terren me lloje të ndryshme armësh.

BBC kujton se Rusia është nënshkruese e marrëveshjes së OKB-së, e cila synon të parandalojë fëmijët nën moshën 18-vjeç që të marrin pjesë drejtpërdrejt në armiqësi.

Përdorimi i fëmijëve nën moshën 15-vjeç për të marrë pjesë në armiqësi konsiderohet një krim lufte nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, por Rusia nuk e njeh juridiksionin e këtij institucioni.

Lexo edhe

Video