Kadyrov thotë se armiku i vërtetë i Rusisë nuk është Ukraina

Kadyrov thotë se armiku i vërtetë i Rusisë nuk është Ukraina

Udhëheqësi i Republikës Çeçene, Ramzan Kadyrov, tha se Rusia nuk është kundër Ukrainës, por NATO-s.

“Sot nuk po luftojmë kundër Ukrainës, po luftojmë kundër NATO-s. NATO po i armatos ata, Perëndimi po i armatos, mercenarët e tyre janë atje,” ka thënë Kadyrov gjatë fjalimit të tij në maratonën edukative “Horizontet e reja” të shoqërisë “Dituria”, sipas mediave ruse.


Kadyrov tha më herët se agresioni, ose siç e quan ai – një “operacion special” në Ukrainë, po shkon sipas planit. Në fjalimin e tij, Kadyrov tha gjithashtu se kancelari gjerman Olaf Scholz “po sillet në mënyrë skizofrenike” dhe natyrisht ai nuk ka anashkaluar komentin për lëvizjet e Biden.

“Presidenti amerikan Joe Biden po i dikton Perëndimit, megjithëse ai nuk kupton asgjë”, tha ai.

Lexo edhe

Video