Kadri Veseli tregon nëse PDK është me LDK apo Vetëvendosjen

Kadri Veseli tregon nëse PDK është me LDK apo Vetëvendosjen

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur qëndrimin e kreut të saj pas formimit të Qeverisë së re të udhëhequr nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pasi Lëvizja Vetëvendosje doli në opozitë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka treguar se ‘me cilën parti do të bëhen në të ardhmen’.


“Nuk jemi me VV-në. As nuk do të jemi me LDK-në. Nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë pazare me mua dhe me PDK-në për pushtet”, ka thënë Kadri Veseli në një status të publikuar nga Partia Demokratike e Kosovës në Facebook.

Ndryshe, PDK nuk ka votuar sot në seancën e Kuvendit të Kosovës për formimin e Qeverisë Hoti duke mbajtur premtimet e dhëna më herët për një gjë të tillë.

Lexo edhe

error: