Kadri Veseli arrin në Kosovë, e konfirmojnë Dhomat e Specializuara

Kadri Veseli arrin në Kosovë, e konfirmojnë Dhomat e Specializuara

Kadri Veseli ka arritur në Kosovë. Ai është liruar përkohësisht  që të vijë në Kosovë për të pamën e babait të tij.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që ta menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë që Kadri Veseli të jetë pranë familjes së ngushtë pas rastit të vdekjes së babait të tij. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës janë duke mbështetur Dhomat e Specializuara të Kosovës”, ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësja e Dhomave të Specializuara për Kosovën, Angela Griep.


Babai i Kadri Veselit, Fazli Veseli, ka vdekur në moshën 94 vjeçare të mërkurën, por në ceremoninë  e varrimit nuk ishte i pranishëm djali i tij i vogël [Kadri Veseli]. Ky i fundit iu kishte thënë familjarëve që ceremonia të vazhdojë edhe pa praninë e tij.

Ish-kryetari i PDK-së dhe i Kuvendit të Kosovës kishte ardhur në Kosovë edhe në muajin maj, me leje të veçantë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, për ta vizituar babain e tij, atëherë në gjendje të rënduar shëndetësore, që ishte i shtrirë në Spitalin e Mitrovicës.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: