Kadri Shalës i caktohet masa e ndalimit 48 orë, avokati konfirmon se sot është kthyer nga Turqia

Kadri Shalës i caktohet masa e ndalimit 48 orë, avokati konfirmon se sot është kthyer nga Turqia

Kadri Shala, pronar i kompanisë “LDA Group”, të cilit i janë transferuar 2.1 milionë euro nga Thesari i Shtetit, është dorëzuar në Policinë e Kosovës.

Avokati i tij mbrojtës, Osman Hoxha,  tha se klienti i tij është vetëdorëzuar në polici rreth orës 12:45, pas kthimit nga Turqia dhe pas intervistimit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

“I njëjti paraprakisht siç ka paralajmëruar se do të paraqitet në stacionin policor dhe do të bëjë vet dorëzimin, i njëjti ashtu ka vepruar. Sot dikur rreth orës 12 e 45 minuta kemi ardhur në stacionin Policor, jemi paraqitur dhe kemi filluar intervistën diku nga ora 12 e 55 minuta deri në ora 17 e 5 minuta. Çdo gjë ka qenë konform ligjit, sjellja ka qenë korrekte, i janë respektuar të drejtat, liritë. Tani për tani nuk mund të lëshohemi më tepër për shkak të ndjeshmërisë së rastit… Ky ka jetuar në Kosovë, ashtu siç është thënë edhe më herët përmes mediave ka udhëtuar për një kohë të shkurtër në Turi, është kthyer vetë sot. Unë veç u shpreha lidhur me atë që kemi ardhur me të dhe bashkë jemi paraqitur në stacionin policor në Prishtine. Ajo çështje nuk i përket avokatisë, janë organet kompetente”, tha ai.


Avokati mbrojtës tha se klientit të tij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh nga prokuroria.

“Të njëjtit sapo përfunduam intervistën iu komunikua se Prokuroria Speciale. Më duket ka lëshuar urdhër për ndalim 48 orë, të cilin afat u zotuam se do ta respektojmë dhe me kohë do të njoftohemi për bazat e mëtejshme”, tha ai.

Kadri Shala është dorëzuar në lidhje me rastin e “avullimit” të 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: