Kadri Rahimaj viziton familjen e Xhelal Sopit në Petrit të Kamenicës

Kadri Rahimaj viziton familjen e Xhelal Sopit në Petrit të Kamenicës

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet komunale të 17 tetorit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kamenicës Kadri Rahimaj ka qëndruar sot për vizitë në familjen e Xhelal Sopit, në fshatin Petrit.

Në një postim në Facebook, Rahimaj thotë se idealizmi dhe atdhedashuria e madhe që ka kjo familje për vendin, na kujtojnë se nuk guxojmë t’i dëshpërojmë me qeverisjen tonë.

Postimi i plotë:


E shkrepëm këtë foto në fshatin Petrit, para bustit të heroit të kombit Xhelal Sopi, fëmijës së dytë të bacë Behlulit. Iniciativa për të qenë këtu, ishte e vëllait të tij të madh, Ismailit.

Nga takimi që patëm, mora mbështetje të fuqishme të familjes së dëshmorit Xhelal Sopi për kandidaturën time.

Idealizmi dhe atdhedashuria e madhe që ka kjo familje për vendin, na kujtojnë se nuk guxojmë t’i dëshpërojmë me qeverisjen tonë. Thirrjet e tilla të sinqerta, janë motivi im për të mos e braktisur kurrë rrugën e idealeve tona të përbashkëta.

Lexo edhe

Video