Kadri Rahimaj: Më 17 tetor, pushteti i VV-së do të shtrihet edhe në nivel lokal

Kadri Rahimaj: Më 17 tetor, pushteti i VV-së do të shtrihet edhe në nivel lokal

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kamenicës Kadri Rahimaj ka thënë se qytetarët e kësaj komune janë për ndryshime në zgjedhjet e ardhshme lokale.


Ai në një video-adresim në Facebook ka thënë se më 17 tetor do të arrihet ndryshimi dhe se Kosova do të fillojë të zhvillohet me hapa të shpejtë.

“Albin Kurti kryeministër, Vetëvendosja në Qeveri, nuk ka asnjë logjikë që pushteti të mos shtrihet edhe në nivelin lokal, sepse bashkë e bëjmë shumë, bashkë është më mirë e bashkë punojmë, bashkë qeverisim. Më 17 tetor ndryshimi do të plotësohet dhe Kosova do të fillojë të zhvillohet me hapa të shpejtë”, ka thënë Rahimaj.

Lexo edhe

Video