Kadri Rahimaj i VV-së pret fitore pa balotazh në Kamenicë

Kadri Rahimaj i VV-së pret fitore pa balotazh në Kamenicë

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet komunale të 17 tetorit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kamenicës Kadri Rahimaj ka zhvilluar sot takime me banorët e fshatrave Koretin, Busavatë, Hodonoc dhe në lagjen Qendër të Kamenicës.


Ai ka thënë se në të gjitha këto takime ka parë se qytetarët tashmë janë përcaktuar për qeverisjen e mirë.

“Numri 144  sjell qeverisjen e mirë. Lëvizja është forca e vetme politike që ka vizion, program dhe vullnet për ta zhvilluar Dardanën. Fitoren e Lëvizjes pa balotazh, e konfirmojnë dhe takimet tona të zhvilluara sot pasdite fshatrat Koretin, Busavatë, Hodonoc dhe në lagjen Qendër të Dardanës. Ndryshimi po vjen…”, shkruan Rahimaj.

Lexo edhe

Video

error: