Ka nisur identifikimi dhe regjistrimi i qenve me mikroçip në 8 komuna

Ka nisur identifikimi dhe regjistrimi i qenve me mikroçip në 8 komuna

Të gjithë qytetarët pronarë qensh janë ftuar që t’i regjistrojnë dhe t’i pajisin me mikroçip dhe dokumentacion mbi pronësinë kafshët e tyre. Agjenica e Ushqimit dhe Veterinës ka njoftuar se të gjitha shërbimet ofrohen falas, prandaj e gjitha çfarë ju duhet të bëni është të dërgoni qenin tuaj tek veterinari me i afërt i kontraktuar.

Përveç identifikimit dhe regjistrimit, AUV ofron falas edhe kastrimin apo sterilizimin e qenve, për të gjithë pronarët e interesuar të marrin këtë shërbim por nuk është obligative.

“Është obligim ligjor për çdo pronar të kafshës shoqëruese, qen, ta bëjë identifikimin dhe regjistrimin e kafshës së tij. Përderisa ju jeni pronarë, shteti ju mundëson që ta legalizoni përmes një mikroçip në trup, i cili ndërlidhet me të dhënat e pronarit, të cilat ruhen në Regjistrin Qendror të Kafshëve, i cili menaxhohet nga AUV”, thuhet në njoftim.

Sipas AUV, procedura e vendosjes së mikroçipit është shumë e thjeshtë dhe aspak e dhimbshme për kafshën. Mikroçipi injektohet përmes gjilpërës nën lëkurën e kafshës, ashtu si vaksinat, dhe nuk ka nevojë për përdorim të anestetikëve për t’u aplikuar.

Subjektet veterinare të kontraktuara që ofrojnë falas shërbimin e identifikimit dhe regjistrimit si dhe të kastrimit/sterilizimit të qenve me pronar në 8 komunat e para është:

KOMUNA E PRISHTINËS

1. “KING – PET” O.P. – DMV Selatin Mjeku – 044 557 870

2. “VETERINA 1” SH.P.K. – DMV Shefki Ajdini – 044 268 141

3. “Crazy Pet” SH.P.K. – DMV Dardan Pozhegu – 044 248 780

4. N.SH “SPANA” – DMV Korab Gunga – 044 176 653

KOMUNA E MITROVICËS

1. “MITRO VET” SH.P.K. – DMV Ahmet Osmani – 044 721 842

2. A.V. “Veterinaria” – DMV Avni Kadriu – 044 196 693

3. “BLENDOR KADRIU B.I.” – Blendor Kadriu – 049 461 010

KOMUNA E PEJËS

1. ” ZOOVET ” SH.P.K. – DMV Henrik Nulleshi – 044 221 222

KOMUNA E FERIZAJ

1. A.V. “Goni” – DMV Agron Pajaziti – 044 680 515

2. A.V. “INDRITI” – DMV Mexhit Haxhimusa – 044 155 453

3. “MY PET” SH.P.K – DMV Urim Guta – 044 860 712

4. “Kushtrim Rexhepi B.I.” – DMV Kushtrim Rexhepi – 044 219 162


5. “Heset Vranovci B.I.” – DMV Heset Vranovci – 044 608 619

6. A.V. “Veterina” – DMV Ali Halili – 044 238 301

7. “BESIM UKSMAJLI B.I.” – DMV Besim Uksmajli – 044 453 237

KOMUNA E VUSHTRRISË

1. “Zenel Zhabari B.I.” – DMV Zenel Zhabari – 049 213 038

2. “Pharmacion – Vet ” SH.P.K. – DMV Fevzi Gërxhaliu – 044 197 626

3. “QERIM BASHOLLI B.I.” – DMV Qerim Basholli – 044 673 981

4. “Veterina” – DMV Safet Osmani – 044 147 297

KOMUNA E DRAGASHIT

1. “Rexhep Shala B.I.” – DMV Rexhep Shala – 044 201 082

2. “Verim Mujaj B.I.” – DMV Verim Mujaj – 044 392 099

KOMUNA E DRENASIT

1. “Sefedin Heta B.I.” – DMV Sefedin Heta – 044 180 947

2. A.V. ”DRENAS” – DMV Elbasan Ibriqi – 045 494 589

3. “VETERINARIA – DRENAS ” SH.P.K – DMV Florijan Mulaj – 049 226 365

KOMUNA E PODUJEVËS

1. “Nazmi Lahu B.I.” – DMV Nazmi Lahu – 044 170 323

2. “Sabri Halili B.I.” – DMV Sabri Halili – 044 274 668

3. “Blerim Vërshevci B.I.” – DMV Blerim Vershevci – 044 319 412

4. “Hamdi Aliu B.I.” – DMV Hamdi Aliu – 044 170 323

5. “Isuf Berisha B.I.” – DMV Isuf Berisha – 044 170 323

AUV thotë së shpejti do të nisë identifikimi dhe regjistrimi i qenve edhe në komunat e tjera.

Lexo edhe

Video