Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Ka drejtuar si Interin edhe Napolin, Benitez tregon cilën e përkrah sonte

Ka drejtuar si Interin edhe Napolin, Benitez tregon cilën e përkrah sonte

Ish trajneri i Interit dhe Napolit, Rafael Benitez tha se ai e mbështet Napolin përpara ndeshjes së madhe në Serie A kundër Interit.

60-vjeçari kaloi gjashtë muaj në vitin 2010 në Inter, kur ai pasoi Jose Mourinhon pas sezonit të famshëm të tripletës të zi-kaltërve e po ashtu e drejtoi edhe Napolin brenda viteve 2013-2015.

“Inter dhe Napoli ishin dy periudha që më pasuruan, por sonte unë mbështes Napolin,” tha Benitez për “Sky Sport Italia.”, përcjell KosovaPress.


“Sigurisht që ka më shumë presion mbi “Nerazzurrët”. Ata do të dëshironin të fitonin këtë sezon, pasi duket se Juventusi është ngadalësuar.”

“Kur isha në Napoli, ne arritëm të fitonim Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë kundër “Bianconerëve”, të cilët ishin të pamposhtur në atë kohë.

“Në Inter, megjithatë, unë qëndrova për një kohë të shkurtër. Ata po vinin nga sezoni i tripletës dhe unë nuk u lejova ta zgjas atë aventurë, megjithëse fitova Superkupën e Italisë dhe Kupën Botërore të Klubeve. ”, tha në fund Benitez.

Lexo edhe

Video

error: