Juventusi vazhdon përpjekjet për ta transferuar Locatellin

Juventusi vazhdon përpjekjet për ta transferuar Locatellin

“Zonja e Vjetër” ende nuk ka ofruar shumën të cilën po e kërkon Sassuolo, pavarësisht se për mesfushorin italian interesim kanë shprehur edhe skuadra nga Anglia.

Gjiganti italian Juventusi është duke hyrë në raundin e tretë të bisedimeve me skuadrën e Sassuolos, për të arritur marrëveshje për mesfushorin Manuel Locatelli, raporton “Goal”.

Ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje mes dy klubeve italiane, pavarësisht se në garë për të siguruar shërbimet e Locatellit janë edhe dy klube nga Premier Liga angleze, përcjell KosovaPress.


Presidenti i klubit të Sassuolos Giovanni Carnevali tregoi që dëshira e Locatellit është t’i bashkohet Juventusit, por ky i fundit duhet të paguajë shumën që kërkohet për të.

“Ai dëshiron t’i bashkohet Juventusit. Ne jemi të lumtur për ta shitur Manuell te Juventusi, por ata duhet të paguajnë shumën të cilën po e kërkojmë. Arsenali ka bërë një ofertë për ta transferuar atë, e gjithashtu edhe një klub tjetër nga Anglia ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e tij”, tha Carnevali për “Sky Sport Italia”.

“Zonja e Vjetër” ka bërë vetëm një ofertë deri tani, atë më datën 16 korrik. Oferta ishte në formë huazimi dyvjeçar me obligim për blerje permanente, ku në marrëveshje do të përfshihej edhe mbrojtësi Radu Dragusin.

Kjo ofertë u refuzua menjëherë, kështu duke ia dhënë mundësinë skuadrës së Arsenalit për t’iu bashkangjitur garës për shërbimet e tij. Klubi londinez ka ofruar 40 milionë euro për Locatellin, shumë kjo të cilën Sassuolo po e kërkon, por vetë lojtari preferon kalimin te Juventusi.

Lexo edhe

Video

error: