Juventusi vazhdon ngritjen në tabelë, fiton edhe ndaj Romës

Juventusi vazhdon ngritjen në tabelë, fiton edhe ndaj Romës

Juventusi e ka regjistruar një tjetër fitore shumë të rëndësishme në Serie-A duke e mposhtur Romën me rezultat minimal 1-0 në “Alianz Arena”.


Ishte goli i Moise Kean i realizuar në minutën e 16-të ai që ia dhuroi tri pikë të reja “Zonjës së Vjetër”, përcjellë KosovaPress.

Kjo fitore i jep mundësinë Juventusit që të ngritet deri në vendin e shtatë në tabelë me 14 pikë, kurse Roma është në vendin e katërt me 14 pikë.

Lexo edhe

Video

error: