Juventusi shumë afër marrëveshjes me Dybalan

Juventusi shumë afër marrëveshjes me Dybalan

“Zonja e Vjetër” dëshiron me çdo kusht që ylli argjentinas ta vazhdojë të ardhmen e tij në stadiumin “Allianz”.

Gjigandi italian Juventus është shumë afër të arrijë marrëveshje me sulmuesin Paulo Dybala, që ky i fundit ta rinovojë kontratën e tij aktuale, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.


Marrëveshja mes dy palëve është në fazën finale, ku ende nuk është nënshkruar, dhe ylli argjentinas pritet ta vazhdojë të ardhmen e tij te “Zonja e Vjetër”, përcjell KosovaPress.

Kontrata aktuale e Dybalas me Juventusin skadon në fund të këtij sezoni 2021/22, dhe pritet që ta rinovojë kontratën e tij deri në qershor të vitit 2025 me “Zonjën e Vjetër”.

Lexo edhe

Video

error: