Juventusi ribashkon Giuntolin me ish-drejtorin e Napolit
Lexohet për: 2 min.
7-Juventusi
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Juventusi ka punësuar zyrtarisht Giuseppe Pompilio për të vepruar si krahu i djathtë i drejtorit sportiv Cristiano Giuntoli, duke ribashkuar raportin që kishin dyshja te Napoli.

Asnjë titull zyrtar ende nuk i është dhënë Pompilios, pasi deklarata nga klubi i Juventusit thjesht vuri në dukje se ai do të ‘punojë ngushtë’ me Giuntolin, raporton KosovaPress.

Ata tashmë janë shumë të njohur me njëri-tjetrin, pasi kanë punuar së bashku për shumë vite te Napoli dhe madje edhe te Carpi, përpara se Giuntoli të vendoste të largohej verën e kaluar për përvojën e re në Juventus.

Pompilio kishte dashur të bashkohej me Giuntoli në qershor të vitit 2023, por u bllokua nga Napoli nga presidenti Aurelio De Laurentiis derisa t'i skadonte kontrata.

Me origjinë nga Cosenza, Pompilio filloi të punonte në botën e futbollit për Alma Juventus Fano në vitin 2007, por karriera e tij me të vërtetë mori hov kur u bashkua me Giuntolin në Carpi.

Së bashku, ata ndihmuan klubin të fitonte një promovim shokues në Serie A, më pas të dy u transferuan në Napoli në vitin 2015. Një tjetër figurë që pritet t'i bashkohet Juventusit është Stefano Stefanelli, aktualisht drejtor i sportit në Pisa, i cili gjithashtu ka punuar me Giuntolin dhe Pompilion te Carpi dhe Napolin deri në vitin 2021.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025