Ndeshje e zjarrtë është duke u zhvilluar në stadiumin “Olimpico” ku mysafirët kanë arritur të përmbysin rezultatin kundër Romës.
Pas dy golave të shpejtë që shënoi skuadra e Romës për të kaluar në epërsi prej 3:1 kundër Juventusit, ky i fundit ka arritur ta përmbysë rezultatin kundër romakëve në 4:3, përcjell KosovaPress.
Gjigandi italian Juventus ka shënuar tre gola brenda shtatë minutave për të kaluar në epërsi prej 4:3 kundër Romës, përmes Locatellit, Kulusevskit dhe De Sciglios.
Fillimisht, ishe Locatelli ai i cili ngushtoi shifrat në 3:2 me golin e tij në minutën e 70’, kurse në minutën e 74’ Kulusevski barazon rezultatin në 3:3.
Epërsinë Juventusit ia dhuroi mbrojtësi Mattia De Sciglio, i cili shënon për 4:3 në minutën e 77’ të ndeshjes.
Rezultati momental i ndeshjes është 4:3 në favor të Juventusit.
Golat i gjeni më poshtë.
Locatelli 3:2
Kulusevski 3:3
De Sciglio 4:3