Juventusi përgatit ofertën për Kane

Juventusi përgatit ofertën për Kane

Sulmuesi anglez vazhdon të lidhet me shumë skuadra të mëdha evropiane.

Juventusi është i interesuar që të nënshkruar me sulmuesin e Tottenham Hotspur Harry Kane, raporton “Calciomercato”.


Gjiganti i Serie A dëshiron që gjatë verës të transferojnë një sulmues, dhe e shohin kapitenin anglez si opsion ideal, përcjell KosovaPress.

Trajneri i ri i skuadrës Maximilano Allegri dëshiron të transferojë një sulmues, kurse Kane veçse e ka bërë publike se do të largohet nga “Gjelat” me arsyen se synon të fitojë trofe te një skuadër tjetër.

Spekulohet që Juventusi ka bërë kontakte me kapitenin e Anglisë, sidoqoftë paga e lartë e tij dhe shuma që e kërkon klubi i Tottenham do të jenë shumë të larta për të arritur marrëveshje.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: