Juventusi përballet me Lazion, ja formacionet zyrtare

Juventusi përballet me Lazion, ja formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Allianz” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Juventusit dhe Lazios, ndeshje kjo e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Sonte do të përcaktohet çdo gjë, ku të dy skuadrat do të përballen me qëllimin për ta siguruar biletën e fundit drejt gjysmëfinales së kësaj gare, raporton KosovaPress.

Për ta siguruar plasmanin në çerekfinale, Juventusi e mposhti Monzan me rezultat të ngushtë 2:1, kurse Lazio e eliminoi Bolognan me rezultat minimal 1:0.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin nëntor të vitit të kaluar, ku asokohe Juventusi e mposhti Lazion bindshëm 3:0.


Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Juventusin nuk do të paraqiten Ihattaren, Milik, Peeters, Pogba dhe Bonucci, kurse te Lazio mungojnë Pellegrini dhe Radu.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Juventus (3-5-2): Perin; Alex Sandro, Bremer, Danilo; Kostic, Rabiot, Locatelli, Fagioli, Cuadrado; Vlahovic, Chiesa

Lazio (4-3-3): Maximiano; Lazzari, Patric, Romagnoli, Marusic; Vecino, Cataldi, Luis Alberto; Felipe Anderson, Immobile, Zaccagni

Lexo edhe

Video