Juventusi nuk di për fitore, mposhtet edhe nga Napoli

Juventusi nuk di për fitore, mposhtet edhe nga Napoli

Juventusi ka pësuar një tjetër disfatë në Serie-A duke u mposhtur nga Napoli të shtunën me rezultat 2-1.

“Zonja e Vjetër” kaloi e para në epërsi pas 10 minutave lojë në “Diego Armando Maradona” derisa realizues ishte spanjolli Alvaro Morata dhe me këtë rezultat skuadra shkuan në pushimin ndërmjet dy pjesëve, përcjellë KosovaPress.


Në pjesën e dytë Napoli e ndryshoi qasjen e lojës dhe arriti që ta përmbysë rezultatin.

Fillimisht shifrat i barazoi Mateo Politano në minutën e 57’ dhe pastaj fitoren e Napolit e siguroi qendërmbrojtësi Koulibaly me golin e tij në minutën e 85’.

Pas tri ndeshjeve, Juventusi ka dy humbje dhe një barazim duke u renditur në vendin e 16 me vetëm një pikë, kurse Napoli ka tri fitore nga tri ndeshje dhe kryeson tabelën e Serie-A me nëntë pikë të mbledhura.

Lexo edhe

Video