Juventusi mposht Sassuolon dhe mban hapin në luftën për kreun

Juventusi mposht Sassuolon dhe mban hapin në luftën për kreun

Juventusi është djersitur shumë për të siguruar tre pikë të reja në ballafaqim me Sassuolon.

Ndeshja e cila u luajt në shtëpinë e bardhezinjve u mbyll në shifrat 3-1 në të mirë të ekipit të Andrea Pirlos dhe ishte e vlefshme për xhiron e 17 të Serie A.

Mysafirët luajtën me një lojtar më pak në gjithë pjesën e dytë pasi nga loja u përjashtua me karton të kuq mesfushori Obiang, përcjell KosovaPress.


Danilo e kaloi “zonjën e vjetër” në epërsi me golin e tij në minutën e 50′, por vetëm tetë minuta më vonë shifrat i barazoi Defrel

Vendasit e rikthyen avantazhin përmes Aaron Ramseyt në minutën e 82′ dhe pastaj Cristiano Ronaldoi vendosi për rezultatin final duke realizuar për 3-1.

Pas 17 xhirove Juventusi ka mbledhur 33 pikë dhe renditet në vendin e katërt në tabelë.

Lexo edhe

Video

error: