Juventusi kërkon fitoren e parë në Serie A kundër Spezias, ja formacionet e mundshme

Juventusi kërkon fitoren e parë në Serie A kundër Spezias, ja formacionet e mundshme

Në kërkim të fitores së parë në sezonin e ri të Serie A, gjigandi italian Juventusi do të synojë që të largohet nga zona e rrezikut në tabelë, ku do të përballet me skuadrën e Spezias.

Në anën tjetër, nikoqiri i sotëm do të shpresojë që të regjistrojë fitoren e dytë kundër “Zonjës së Vjetër”, ku të parën e kishte regjistruar në vitin 2007, ku të dy skuadrat asokohe garonin në Serie B, përcjell KosovaPress.

Në xhiron e fundit të Serie A, Juventusi rikthehet nga barazimi 1:1 me skuadrën e Milanit, kurse Spezia rikthehet nga fitorja 2:1 kundër Venezias.

Pas katër xhirove të zhvilluara, Juventusi gjendet në zonën e rrezikut në tabelë, respektivisht në pozitën e 18-të me vetëm dy pikë të arkëtuara, ndërsa skuadra e Spezias pozicionohet e 12-ta me katër pikë.


Të dyja skuadrat do të jenë me mungesa të lojtarëve, ku te Juventusi nuk do të paraqiten Arthur, Chiellini, Kaio Jorge dhe Nicolussi Caviglia, ndërsa te Spezia do të mungojnë Agudelo, Colley, Erlic dhe Reca.

Formacionet e mundshme:

Spezia (3-4-3): Zoet; Amian, Hristov, Nikolaou; Ferrer, Sala, Maggiore, Bastoni; Verde, Manaj, Gyasi

Juventus (4-4-2): Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini, Sandro; Chiesa, Bentancur, Locatelli, Bernardeschi; Dybala, Morata

18:30 Spezia – Juventus (Stadiumi Alberto Picco)

Lexo edhe

Video