Juventusi i gatshëm të plotësojë kërkesat e Paolo Dybalas

Juventusi i gatshëm të plotësojë kërkesat e Paolo Dybalas

Paulo Dybala gjatë verës ishte shumë pranë kalimit në Angli, te Tottenham.

Marrëveshja mes palëve u prish në momentet e fundit dhe argjentinasi qëndroi në Torino.

Duke kujtuar këto ndodhi 6-7 muaj më pas, gjërat duken absurde, pasi Dybala po shkëlqen nën drejtimin e Sarrit, teksa ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 11 asist në të gjitha kompeticionet.


Kjo ecuri shumë e mirë e lojtarit, ka bërë që drejtuesit të reflektojnë dhe të kërkojnë rinovimin e kontratës që skadon në 2022, sipas asaj që raporton “Tuttosport”.

Dybala kërkon 10 milionë euro në sezon dhe Juventusi është gati t’i plotësojë dëshirat, duke i rinovuar kontratën deri në vitin 2025.

Palët duan të vazhdojnë bashkëpunimin dhe pritet që kjo gjë të ndodhë, padyshim nëse nuk do të ketë kërkesa të çuditshme nga ana e lojtarit apo e klubit.

Lexo edhe

error: