Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Juventusi fiton Superkupën e Italisë, mposht Napolin

Juventusi fiton Superkupën e Italisë, mposht Napolin

Juventusi është fituese e Superkupës së Italisë. Skuadra e Andrea Pirlos arritur që të triumfojë 2-0 në finalen kundër Napolit.

Në “Mapei Stadium”, bardhezinjtë ishin më dominues, duke lënë pas humbjen kundër Interit.


Fraksioni i parë dhuroi pak emocione, me lojën që u zhvillua më shumë në mesin e fushës. Juventus e nisi me më shumë agresivitet pjesën e dytë, duke arritur që të zhbllokojë ndeshjen në minutën e 64-t, pasi u harrua në zonë nga mbrojtja e napolitanëve.

Napoli do të kishte shansin e artë për të barazuar 10 minuta nga fundi, por Insigne gaboi një 11-metërsh, duke e dërguar topin jashtë kuadratit. Hysaj e ndoqi ndeshjen nga stoli, duke mos u aktivizuar për asnjë minutë nga Gattuso.

Në sekondat e fundit, pas një kundërsulmi të shpejt, Cuadrado shërbeu një asist për Moratën, i cili shënoi me portën e boshatisur. Bardhezinjtë morën trofeun e 9-të të Superkupës duke qenë edhe në këtë kompeticion rekordmen. 

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: