Juventusi emëron drejtorin e ri sportiv dhe miraton një buxhet prej 400 milionë eurosh

Juventusi emëron drejtorin e ri sportiv dhe miraton një buxhet prej 400 milionë eurosh

Juventusi ka njoftuar emërimin e drejtorit të ri Maurizio Arrivabene dhe gjithashtu ka njoftuar për një rritje të kapitalit me vlerë 400 milionë euro.

“Bianconerët” u ndanë me drejtorin e sportit Fabio Paratici kur kontrata e tij skadoi më 30 qershor.

Ish-shefi i Ferrarit Arrivabene emërohet si drejtor i “Area Football”, pasi kishte qenë tashmë anëtar i bordit të drejtorëve, përcjellë KosovaPress.


Deklarata e lëshuar më tutje vë në dukje se Juve humbi rreth 320 milionë euro për shkak të efekteve direkte dhe indirekte të pandemisë Covid-19.

Prandaj, ata konfirmojnë objektivat strategjike për periudhën 2019-24 që ka për qëllim rritjen e kapitalit dhe qëndrueshmërinë ekonomike.

Në mënyrë që të mbështesë këto plane, bordi miratoi një rritje të kapitalit në shumën prej 400 milionë euro.

Klubi gjithashtu njoftoi se kontrata e portierit Carlo Pinsoglio është zgjatur deri në qershor të vitit 2023.

Lexo edhe

Video