Juventusi apo Interi? Flet Gianluca Scamacca

Juventusi apo Interi? Flet Gianluca Scamacca

Ai është një nga është njëra nga pikat kyçe të Sassuolos, ai do të ftohet nga Roberto Mancini për ndeshjet e play-off-it të Kampionatit Botëror dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë një nga elementet kryesore të merkatos në verën e ardhshme.

Bëhet fjalë për sulmuesin Gianluca Scamacca i cili ka folur për të tashmen dhe të ardhmen e tij në një intervistë për “Corriere dello Sport”:


“Inter dhe Juve më duan, por edhe nga jashtë vendit dhe nuk më tremb ta provojë atë zgjedhje,” tha fillimisht Scamacca.

“Zërat për interesimin nga klubet e mëdha janë një kënaqësi, janë një stimul, vazhdoi sulmuesi i lindur në vitin 1999. Por unë nuk e ndjek shumë tregun e transferimeve, disa situata nuk realizohen shpejt. Nuk e di nëse ajo kundër Interit në “San Siro” ishte ndeshja ime më e mirë ndonjëherë, por mendoj se një nga më të mirat – shtoi ai. Fitorja në “San Siro” është gjithmonë një arritje e madhe, në një stadium ku kanë luajtur shumë kampionë të mëdhenj”, tha në fund Scamacca.

Lexo edhe

Video