Juventus planifikon gjashtë transferime për skuadrën e SpallettiT
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Juventus planifikon gjashtë transferime për skuadrën e SpallettiT
12/03/2026 - 15:06
Linku u kopjua

Klubi italian Juventus, po përgatit një merkato të madhe verore për të përforcuar skaudrën e drejtuar nga trajneri Luciano Spalletti, Sipas raportimeve, bardhezinjët synojnë të ralizojnë gjashtë transferime për të rritur konkurrencën në ekip dhe për të garuar për tituj.

Në listën përforcuese përfshihen disa emra të njohur të futbollit evropian, duke filluar nga mesfushori i Romës, Lorenzo Pellegrini, mesfushori i Bayern Munich, Leon Goretzka dhe ish-mesfushori i Milan, Franck Kessie.

Drejtuesit e Juventusit po kërkojnë edhe një mbrojtës të djathtë dhe një sulmues, përveç përforcimeve në mesfushë, për të rritur konkurrencën në skuadër dhe për të përmirësuar performancën në sezonin e ardhshëm.

Ndeshjen e ardhshme Juventusi e luan kundër Udinese, më 14 mars 2026, duke filluar nga ora 20:45.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026