Juventus-Inter, këto janë formacionet zyrtare

Juventus-Inter, këto janë formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet derbi italian mes Juventusit dhe Interit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 13 të Serie A.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin italian, Juventusi e mposhti Leccen me rezultat minimal 1:0, kurse Interi shënoi fitore 3:0 kundër Sampdorias, raporton KosovaPress.

Momentalisht, Interi zë vendin e gjashtë në tabelë me 24 pikë të arkëtuara, krahas Juventusit që renditet i teti në tabelë në kuotën e 22 pikëve.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin maj të këtij viti, ku asokohe Interi regjistroi fitore si mysafirë me rezultat 4:2.


Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Juventusin nuk do të paraqiten Ake, De Sciglio, Iling, Kaio Jorge, Kean, Paredes, Peeters, Pogba, Vlahovic dhe McKennie, kurse te Interi mungojnë Dalbert dhe Lukaku.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Juventus (3-5-1-1): Szczesny; Sandro, Bremer, Danilo; Kostic, Rabiot, Locatelli, Fagioli, Cuadrado; Miretti; Mili

Inter (3-5-2): Onana; Skriniar, De Vrij, Acerbi; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Martinez  

Lexo edhe

Video