Juria: Trump e ka abuzuar seksualisht shkrimtaren E Jean Carroll
Lexohet për: 1 min.
tump
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump e ka abuzuar seksualisht shkrimtaren, E.Jean Carroll, në vitet 1990 dhe më pas ka shpifur duke e quajtur gënjeshtare, ka thënë një juri e madhe në Shtetet e Bashkuara.

E ashtuquajtura juri e madhe përbëhet prej një grup i qytetarëve, të cilëve ligji u jep autoritet për të hetuar shkeljet e mundshme penale të një pandehuri dhe të vlerësojnë nëse duhet ndëshkuar ai.

Një juri prej tetë anëtarëve në gjykatën federale në Manhatan, ka thënë se Trump duhet t'i paguajë shkrimtares një dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh.

Ndonëse gjetjet për abuzim seksual kanë qenë të mjaftueshme, juria nuk ka gjetur që Trump e ka dhunuar atë, shkruan REL.

Trump nuk ka qenë prezent në gjyqin që ka nisur më 25 prill.

Carroll, 79-vjeçare, ka dëshmuar gjatë gjyqit civil se Trump, 76-vjeçar, e ka dhunuar në një dyqan në Manhatan më 1995 ose 1996, më pas ia ka prishur reputacionin duke shkruar në rrjetin e tij social, Truth Social, në tetor të vitit 2022, se pretendimet e shkrimtares janë gënjeshtra.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024