Johnson: Ukraina ka nevojë për pajisje për të kthyer territoret e saj
Lexohet për: 1 min.
Boris Johnson
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson u tha sot udhëheqësve të G7 se pajisjet ushtarake të krijuara për të ndihmuar Ukrainën të mbajë terren nuk ishin më të mjaftueshme, konfirmoi Downing Street.

Ai tha se vendi kishte nevojë për pajisje ushtarake për të rimarrë territoret e humbura gjithashtu.

Johnson tha se kishte një "ironi të egër" që liderët ishin mbledhur për të diskutuar pushtimin e presidentit rus Vladimir Putin, ashtu si shumë vende po përkujtonin fundin e Luftës së Dytë Botërore, transmeton Sky News.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025